TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, me anë të një statusi pohoi se është në pritje që polica turke t’i hedhë prangat, pas vendimit për ekstradimin e tij pas 19 vjetësh në Shqipëri.
Haxhia është dënuar me 25 vjet burg, pasi akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.
“Sapo më erdhi vendimi i Gjykates Vendore të qytetit Aydin, që kërkon arrestimin tim për qellim të ekstradimit ne Shqipëri. Të gjitha procedurat e ekstradimit janë tëe mbyllura pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë turke që miraton vendimin e Gjykatës së Lartë. Me një fjalë, nga momenti pritet që të vijnë të më arrestojë policia turke. Jam shumë i qetë dhe nga një anë kam emocionet që pas rreth 19 vıtesh do kthehem në atdheun tim të dashur e të vuajtur”, shkruan Haxhia në statusin e tij të publikuar në Facebook.