SPORT, 30 Maj 2021, 20:56

EURO 2020/ Mancini “skarcon” Moise Kean dhe gjashtë të tjerë

EURO 2020/ Mancini “skarcon” Moise Kean dhe gjashtë të

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, “skarcoi” shtatë futbollistë nga lista paraprake që kishte shpallur në kuadër të përgatitjeve të fundit për Euro 2020.

Mesnatën e 1 qershorit tekniku i të kaltërve duhet të heqë nga lista edhe dy lojtarë të tjerë, pasi duhet të depozitojë pranë UEFA një listë me jo më shumë se 26 futbollistë. Mbetën jashtë Moise Kean, Cragno, Biraghi, Ferrari, Lazzari, Castrovilli dhe Raspadori.

“Mancio”, megjithatë, do të duhet të bëjë dy shkurtime të tjera deri të martën, në mesnatë.

Më shumë nga të gjithë rrezikojnë Toloi dhe Pessina. Në fund të javës së dytë të përgatitjeve, të premten më 4 qershor, Italia do të përballet me Republikën Çeke në miqësoren e fundit para debutimit në turneun kontinental.