AKTUALITET, 18 Mars 2019, 14:13

"Euro 2020", Grezda: Fitore me Turqinë dhe Andorrën

"Euro 2020", Grezda: Fitore me Turqinë dhe Andorrën

Në prag të dy ndeshjeve eliminatore të kualifikueseve për "Euro 2020" kundër Turqisë dhe Andorrës, Eos Grezda, tha se ekipi beson te kualifikimi dhe objektiv do të jenë gjashtë pikët e radhës.

Për ndeshjen

“Unë do bëj maksimumin, edhe lojtarët e tjerë të grumbulluar janë kualitative, jam i gatshëm të luaj në të gjitha pozicionet ku më vendos trajneri por ndihem jap më të mirën në krah, veçanërisht në të djathtë.

Jam i lumtur që rikthehet Sadiku, pasi e kam thënë se mungesa e tij ndjehet shumë. Kuptohem shumë me Sadikun dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv. Jemi të motivuar dhe duam fitoren, do bëjmë gjithçka për ta arritur”.

Për kualifikimin

“Nëse mendojmë të kualifikohemi duhet të luajmë për gjashtë pikë, në të kaluarën i kemi bërë të gjithë krenar, dhe do mundohemi të bëjmë përsëri pasi i kemi mundësitë”.

Krahasimi Xherrard-Panuçi

“Janë dy tipe të ndryshëm, Panuçi më ka dhënë më shumë hapësira, por të dy janë shumë profesionist”, tha Grezda.