AKTUALITET, 31 Janar 2018, 11:08

Kryebashkiaku socialist: Mbështetësit e PDIU-së dhunuan zyrtarët me shkop bejsbolli

Kryebashkiaku socialist: Mbështetësit e PDIU-së dhunuan

Mbështetësit e PDIU-së dhunuan zyrtarët e Bashkisë së Dibrës. Është kjo akuza e bërë nga kreu i kësaj Bashkie, Muharrem Rama në një lidhje telefonike për News 24.

Ai tha se një grup personash, mbështetës të PDIU kanë shkuar në Bashki dhe kanë dhunuar zyrtarët.

 

“Janë dhunuar zyrtarë të bashkisë, nga mbështetës të PDIU. Janë dhunuar me sende të forta. Jam tek spitali i Peshkopisë me të plagosurit. Me shkop bejsbolli dhe shufra hekuri janë dhunuar” , ka kryebashkiaku socialist.

Të dhunuarit kanë disa plagë në kokë dhe në trup.