LIFESTYLE, 10 Shtator 2020, 13:44

Eros Grezda krenar për Oriolën Marashin, nuk i ndal dedikimet romantike

Eros Grezda krenar për Oriolën Marashin, nuk i ndal dedikimet


Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një ndër çiftet më të komentuar në showbizzin shqiptar. Dyshja e bëri publike lidhjen e tyre vetëm pak kohë më parë, pasi kaluan së bashku periudhën e karantinës për shkak të Covid-19.

Çifti është përfolur gjithashtu se kanë bërë një hap edhe drejt fejesës, dyshime të cilat lindën pasi modelja u shfaq me një unazë në gisht, por dyshja ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm. Ata janë shumë aktiv në rrjete sociale, dhe që prej kohës kur pranuan romancën e tyre nuk kanë nguruar të ndajnë me ndjekësit momente romantike.

[video width="480" height="854" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/09/erosgrezda_118975572_335039334367445_4503108440965794417_n.mp4"][/video]

Së fundmi, futbollisti i ka bërë një dedikim partneres së tij. Teksa ka ndarë një video të rrjete sociale, Grezda ka treguar edhe njëherë se sa krenar ndihet për modelen.