LIFESTYLE, 10 Shtator 2020, 10:26

‘A t’iu bëj loku një dhuratë?’, Bes Kallaku ndan lajmin e bukur me të gjithë

‘A t’iu bëj loku një dhuratë?’, Bes Kallaku

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka ndarë me të gjithë një lajm të gëzueshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë me dije se filmi i tij “Falco” do të publikohet ditën e sotme në Youtube, pas kërkesave të shumta nga fansat. Sakaq, Besi ka falenderuar publikun dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e filmit. “A tju boj Loku 1 dhurate??? Pas numrit te pafundem te mesazheve sa i perket filmit “Falco”, per te gjithe Shqiptaret, per te gjithe cunat e shpiave te “jonxhes” dhe per te gjithe çunat qe jane ne Big Brother, ja ku e keni. Nga neser ne YouTube. Zoti ju rujt! Faleminderit juve edhe gjithkujt qe ndihmoi ne kete film”, ka shkruar aktori.