LIFESTYLE, 8 Shtator 2020, 18:59

"Rilindja marton vetëm kryetarët e partive, nuk e presim më...", çfarë paralajmëron Xheni Karaj 

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Xheni Karaj, me anë të një statusi ironik të rrjetet sociale, paralajmëron se komuniteti LGBTI, do t'i drejtohet gjykatës, për ligjërimin e martesave të së njëjtës gjini.

Ajo shkruan se "nuk do ta presim më Rilindjen për të miratuar ligjin" sepse "ajo marton vetëm kryetarët e partive", duke i'u referuar Partisë Socialiste dhe qeverisë së majtë, e cila nuk ndërmori asnjë hap gjatë shtatë viteve, lidhur me këtë çështje.

Karaj ka paralajmëruar edhe më parë, një padi në Gjykatën Kushtetuese, për njohjen e martesave të së njëjtës gjini, duke argumentuar se Kodi i Familjes diskriminon personat LGBT, duke e definuar martesën si një union mes një burri dhe një gruaje, duke përjashtuar kështu çiftet e së njëjtës gjini, një realitet edhe në shoqërinë shqiptare.

Statusi i plotë: