LIFESTYLE, 9 Shtator 2020, 17:39

Dua Lipa dhe Anwar Hadid “arratisen” sërish, ndajnë çaste romantike pranë njëri-tjetrit

Dua Lipa dhe Anwar Hadid “arratisen” sërish, ndajnë

Përpos suksesit në muzikë, Dua Lipa është komentuar shumë edhe për jetën personale. Prej kohësh, ylli shqiptar me famë botërore po shijon romancën me vëllain e motrave Hadid, Anwar. Çifti është shumë aktiv në rrjete sociale, ku nuk ngurojnë të ndajnë momente romantike pranë njëri-tjetrit. Së fundmi, autorja e hitit “New Rules” ka publikuar disa imazhe të reja, ku shfaqet me partnerin e saj teksa shijojnë një shëtitje së bashku në Palm Springs. 25-vjeçarja dhe 21-vjeçari tashmë e kanë bërë lidhjen serioze, aq sa Dua vendosi të bëjë sakrificë të madhe për partnerin e saj.
 
View this post on Instagram
 

????????

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Pak kohë më parë, ajo la Londrën për t’u zhvendosur në Los Angeles pranë familjes së Hadid. Ndërkohë, përsa i përket jetës profesionale, Dua po shijon suksesuin e albumit të fundit, versionit remix të “Future Nostalgia”