LIFESTYLE, 9 Shtator 2020, 12:32

Djali i Dr. Florit feston ditëlindjen, Landi Hysi i bën urimin super të veçantë

Djali i Dr. Florit feston ditëlindjen, Landi Hysi i bën urimin super

Djali i Dr. Flori feston sot ditëlindjen dhe nuk kishin si në këtë ditë të mungonin urimet e shumta. Mes tyre ka pas edhe personazhe të njohur, miq të ngushtë të të atit të ndjerë. Ata kanë treguar shpesh herë që fëmijët e Dr. Florit nuk do të jenë kurrë vetëm. Pjesëtari i grupit “West Side Family”, Landi Hysi, ka publikuar në Instagram një urim të ëmbël për vogëlushin. Ai publikoi një foto të Danjelit, i cili mbushi 6-vjeç, duke i shkruar krahas postimit fjalët më të veçanta. “Dje. Sot. PËRGJITHMONË! Gëzuar Dani. Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin, ashtu është! VETËM Zoti është gjykatësi yt!”, shkruan Landi krahas postimit
 
View this post on Instagram
 

Dje. Sot. PËRGJITHMONË! Gëzuar Dani! Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin, ashtu është! VETËM Zoti është gjykatësi yt! ??

A post shared by Roland Hysi (@landifornia) on