TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër personazh i njohur bëhet pjesë e listës së të prekurve nga COVID-19.
Këtë rradhë moderatorja Fjoralba Ponari me anë të një postimi të postuar në instastory na bën të dyshojmë se mos ajo e ka kaluar virusin e rrezikshëm.
Fjoralba ka shkruar se në episodin e parë të ‘Jeho’ është ngjitur në skenë me temperaturë 39.5, duke mos u përjashtuar mundësia që të ketë qenë prekur nga Covid-19.
Këtë na e ka treguar në një bashkëbisedim që po zhvillon me ndjekësit në Instagram, ku e pyetur rreth emisionit, ajo shkruan se “Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”.
Nga përgjigja kuptuam se Fjoralba nuk e ka kryer tamponin apo testin serologjik, ndaj nuk mund ta themi me siguri nëse e ka kaluar apo jo.