TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy kantautorët, ai shqiptar, Meta, dhe ai italian, Moro, morën votat edhe të jurisë dhe të publikut, me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), duke fituar edhe të drejtën për të përfaqësuar Italinë në Festivalin Europian për vitin 2018 në Lisbonë, Portugali. https://www.youtube.com/watch?v=V4zO_1Z_1S8&feature=youtu.be Italia është një nga shtetet themeluese të Eurovision Song Contest dhe ka marrë pjesë në kompeticionin e parë në Lugano në vitin 1956. Ajo e ka fituar atë dy herë: 1964 (Xhiljola Çinketi) dhe 1990 (Toto Kotunjo). Por, cili është Ermal Meta, emigranti i dikurshëm nga Fieri, që sot ka pushtuar jo vetëm mediet italiane dhe shqiptare, por dhe ato ndërkombëtare? Ermal Meta, i lindur më 20 prill 1981 në Fier, jeton në Itali qysh nga mosha 13 vjeç, ku mbërriti në Bari, në rajonn e Puljas, së bashku me familjen e tij. Ai mbërriti në Bari me nënën, vëllain dhe motrën, duke shkëputur çdo raport me babain, të cilin, sipas medieve italiane, ai konsideronte një përson të dhunshëm. I rritur duke dëgjuar muzikë klasike – nëna e tij është një violiniste profesioniste – nisi të luajë në pianoforte dhe të luajë në kitarrë. E nisi karrierën e tij muzikore duke bërë kitaristin në grupin muzikor italian, “Ameba4”, me të cilin mori pjesë në seksionin e të rinjve në Festivalin e Sanremos (2006), me një këngë “Rido… forse mi sbaglio”. (Qesh... ndoshta gabohem). Sërish me “Ameba4”, incizoi një album për “Sucar Music”, të shtëpisë diskografike Katerina Kazeli. Pak pas daljes së album it, në vitin 2007, Meta themeloi “La Fame di Camilla”, që midis viteve 2009-2012 nxori tre disqe. Pasi shkroi këngë për shumë artistë italianë – përfshirë Marko Mengonin, Ema Marronen dhe Françeska Mikielim, ai nisi karrierën e tij si këngëtar “solo”, duke nxjerrë tre albume: “Umano” në 2016, “Vietato morire” në 2017 dhe “Non abbiamo armi” në 2018. Ermali u rendit i tretë në seksionin e të “të ardhurve të rinj” të Sanremos në vitin 2016 me “Odio le favole” (I urrej përrallat) dhe gjithashtu të tretin në kompeticionin kryesore të Sanremo 2017 me këngën “Vietato morire” (E ndaluar të vdesësh), duke marrë Çmimin e Kritikës “Mia Martini”. Ermal Meta në vetëm tre vite në Itia ka marrë 6 disqe platini dhe 4 ari. https://youtu.be/ztLnxH47lrc https://youtu.be/UKbzSCskhTQVince #Sanremo2018 #NonMiAveteFattoNiente cantata da @MetaErmal e @FabrizioMoroOff pic.twitter.com/KPVp84CJKQ
— Festival di Sanremo (@SanremoRai) February 11, 2018