TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oscar Tabarez, trajneri i Uruguait që drejton këtë kombëtare që nga viti 2006, në 2016 u diagnostikua me sindromën “Guillain-Barre”, një sëmundje e rrallë e cila shkakton sulme në sistemin nervor të trupit si dhe dobësi muskulare në disa gjymtyrë. Në rastin më të keq ajo mund të sjellë edhe paralizë.
Trajneri që sot ishte në stol në fitoren kundër Egjiptit në atë kohë pritej të largohej nga posti për shkak të gjendjes shëndetësore. Gjithsesi ai nuk u dorëzua, por kërkoj një karrige me rrota për të vazhduar punën.
Gjendja e 71-vjeçarit para Botërorit që nisi dje në Rusi u përmirësua, por gjithsesi ai sot e pati të pamundur të ulej në pankinë pa ndihmën e një bastuni, që si duket tashmë është kthyer në një mjet të pazëvendësueshëm për trajnerin.
