TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndryshim në stolin e “La Roja”, por rol i njëjtë për katër azulgranat e kombëtares spanjolle. Për Fernando Hierron si trajner, Gerard Piqué, Jordi Alba, Sergi Busquets dhe Andrés Iniesta janë, gjithashtu, të paprekshëm. Të katër lojtarët e Barcelonës do të jenë sonte në skuadrën startuese të Spanjës, në debutimin e saj në Kupën e Botës së Rusisë.
Një ndeshje që, pas ngjarjeve të orëve të fundit në grumbullim, që përfunduan me pushimin e Lopetegui, do të shënjojë rrugën e “La Roja” në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit. Fernando Hierro duket i vendosur që, fillimisht, të ruajë planin që paraardhësi i tij kishte në mendje.
Përzgjedhja e formacionit ka qenë duke u punuar në muajt e fundit dhe nuk është një pyetje në këtë pikë, pa kohë për të punuar shumë në aspektin taktik. Prandaj, duket e pamundur për të ndërruar shumë gjëra. Trajneri i ri do të përqëndrohet më shumë në detyra psikologjike për të provuar se gjithçka që ka ndodhur në orët e fundit nuk ka ndikim në lojë.
Apriori, megjithatë, Hierro do të bëjë vetëm një ndryshim: Nacho për Odriozola. Me praninë e lojtarit të Real Madridit në ekip në vend të “San Sebastianit”, trajneri i ri ka si objektiv ndalimin e lojës kundërsulmuese nga portugezët. Në pjesën tjetër të roleve nuk ka surpriza.
Barcelona, në debutimin e Fernando Hierro si trajner, do të jetë skuadra që sjell më shumë lojtarë në formacion, me katër të lartpërmendurit. Ajo pasohet nga Real Madridi me tre (Nacho, Sergio Ramos dhe Isco), ndërsa pjesa tjetër është e ndarë në mes të Atletico Madridit (Diego Costa), Manchester City (Silva), Manchester United (De Gea) dhe Bayern Munich (Thiago).
“La Roja” është një “bllok tretës”, me përvojë dhe ka kohë duke luajtur së bashku. Në lojë sonte, Spanja duhet të tregojë të gjithë pjekurinë e grumbulluar nga lojtarët në shpinë; nga njëra anë të konfirmojë se shkarkimi i Lopetegui është kapërcyer dhe, për më tepër, në rolin e favoritit, ekipi iberik nuk ka humbur asgjë pas ngjarjeve të fundit. Gjithçka duhet ta bëjë përpara rivalit të madh të grupit.
Portugalia, në fakt është një kundërshtar i fuqishëm. I vështirë shumë. Kampioni aktual europian arrin në ngjarjen ruse me ambicien për të përsëritur suksesin e dy viteve më parë. Fernando Santos nuk ka dashur të japë të dhëna për ekipin që do të paraqesë në fushë, por askush nuk dyshon se do të bëjë ndryshime, sepse ai ka respekt të madh për Spanjën. Cristiano Ronaldo është i paprekshëm në ekipin e tij kombëtar dhe sot mund të shoqërohet nga Guedes. “Valencianisti” mund të jetë shoqërues i rrezikut kryesor të Portugalisë.
Brenda kësaj ndeshjeje kemi edhe sfidë kapitenësh, që të dy nga radha e Real Madridit: Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo. Ata do të kenë sot një duel shumë të pritur nga të gjithë. Cristiano Ronaldo luan në ekipin e tij kombëtar si sulmues qendror dhe mes mbrojtësit qendror dhe Piqué do të jetë misioni për ta ndalur sulmuesin portugez.
Cristiano Ronaldo vjen në Kupën e Botës shumë i motivuar, duke dashur të bëjë histori me ekipin e tij, por edhe për të zgjidhur llogaritë e papaguara me presidentin e tij në Madrid. CR7 nuk është në një raport të mirë me Florentino Perez, pasi ky i fundit nuk e ka konfirmuar rishikimin e kontratës sipas kushteve që ai ka kërkuar.