AKTUALITET, 25 Mars 2021, 19:03

Erion Braçe mallëngjehet: Rama është një punëtor i zakonshëm si të gjithë ju!

Erion Braçe mallëngjehet: Rama është një punëtor

Zv.kryeministri Erion Braçe dukej i emocionuar teksa mbajti fjalën si përfaqësues i qarkut të Fierit në hapjen e fushatës elektorale. Ai nuk i kurseu vlerësimet dhe lavdet për kreun e socialistëve, Edi Rama.

“Edi Rama është një punëtor i zakonshëm si të gjithë ju. Edi Rama është një mik, shok dhe një vëlla për mua”, tha Braçe teksa kërkoi mbështetjen me votë më 25 prill.