AKTUALITET, 25 Mars 2021, 16:57

Foto-Video/ Sheshi “Nënë Tereza” mbushet me makina të simpatizantëve të PD, entuziazëm mes demokratëve


Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Demokratët kanë mbushur sheshin“Nënë Tereza”, ndërsa socialistët kanë zgjedhur sheshin “Skënderbej”.

Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me simpatizantë të shumtë të së djathtës të cilët kanë krijuar një atmosferë ndryshe, me flamuj të selisë blu.

Ndërkohë i gjithë sheshi “Nënë Tereza” është mbushur me automjeteve me simbole të së djathtës. Mes mbështetësve të PD ka shumë entuziazëm.

VIDEO:

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2021/03/pd-video.mp4"][/video]