AKTUALITET, 25 Mars 2021, 18:52

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila: Më 25 prill votoni PD-në dhe Lulzim Bashën!

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila: Më 25 prill votoni PD-në

Ish-futbollisti Andi Lila u kërkoi demokratëve nga podiumi në sheshin “Nënë Tereza” që të votojë me 25 prill me dorën në zemër, për PD-në për të sjellë ndryshimin.

“Përpara se të nis këtë fjalim, ne kemi një amanet që nga studentët e ’90 dhe kauzën e kemi të pa përfunduar, një thirrje këtu “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ndihem i privilegjuar sot t’u drejtohem të gjithë shqiptarëve të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin.

Sot dua të them se kam pranuar ofertën politike të kryeministrit Basha me bindjen e plotë se fitorja është e jona. Sa herë jam futur në fushën e futbollit e dija që në fund do të kishte një që fiton dhe një që humbet, por kjo e sotmja nuk është lojë, garë, por përballje, e ardhmja e fëmijëve tanë. Me 25 prill të gjithë shqiptarëve u them se me dorë në zemër votoni PD-në dhe Lulzim Bashën” tha ai.