AKTUALITET, 25 Mars 2021, 18:19

Hapi fushatën e PD-së, përlotet shkrimtarja: Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër!

Hapi fushatën e PD-së, përlotet shkrimtarja: Unë nuk di

Fushatën e PD-së në sheshin “Nënë Tereza” e hapi shkrimtarja Flutura Açka, kandidate në qarkun e Elbasanit.

“Unë jam Flutura Açka, shkrimtarja shqiptare. Të nderuar shqiptarë dhe demokratë, të nderuar kandidatë, i nderuar zoti Basha. Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër.

Si njeri i mësuar me dekada me vesin e bukur të vetmisë, edhe pse jam njeri i fjalës, nuk e kam të lehtë të ndaj emocionin, nis edhe më merret goja kur flas për gjëra shumë të dashura. Një nga këto gjëra të dashura është edhe të jesh këtu sonte me një përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Mjekë, inxhinierë, profesionistë ikën sepse nuk kishin mundësi. Do t’ia dalim t’i kthejmë, vetëm duke ndrequr demokracinë.

Ose të ndreqim demokracinë tonë, ose të shkojmë në diktaturë. Të fillojmë ta ndreqim që sonte demokracinë. 29 vjet më pas, në të njëjtin front, si në 1990. Ëndrra e pakryer e tim biri për ta parë Shqipërinë në Europë ”, u shpreh Flutura Açka.