AKTUALITET, 25 Mars 2021, 17:36

Vaksinat kineze në Shqipëri, Vasili: Pa asnjë siguri të certifikuar, eksperiment shumë i rrezikshëm për shqiptarët

Vaksinat kineze në Shqipëri, Vasili: Pa asnjë siguri të

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me mbërritjen e vaksinave kineze në Shqipëri.

Vasili shkruan se vaksinat vijnë pa asnjë siguri të certifikuar, ndërsa e konsideron një eksperiment të rrezikshëm për shqiptarët.

Postimi i plotë:

Vaksinat kineze per shqiptaret, pa asnje siguri te certifikuar, eksperiment shume i rrezikshem per shqiptaret??

Vaksinat kineze ofrojne vetem rreth 50% efikasitet.

Vaksinat kineze nuk jane certifikuar nga EMA(Agjencia Europiane e Barnave).

Vaksinat kineze nuk jane certifikuar as nga FDA (Food and Drug Administration) i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Vaksina kineze pas fillimit te aplikimit ne Brazil u bllokua.

Perse shqiptaret duhet te marrin vaksina te pasigurta?

Me vetem 50% efikasitet, do te thote nje eksperiment i rrezikshem, ku gjysma e shqiptareve do te mbeten njelloj te pambrojtur dhe ekstremisht te rrezikuar nga COVID.

Shqiptaret nuk jane kavje per eksperimente.

A e di Edi Rama, qe te gjitha pergjegjesite e lojrave te tij politike me shendetin e shqiptareve bien vetem mbi te?

Shendeti i Shqiptareve nuk mund te behet pre e histerise elektorale per pushtet te Edi Rames.

Shoë me vaksinat eshte shfaqje ç’njerezore e Edi Rames ne dem te shendetit te shqiptareve.

Shihni ne FOTO me poshte se ku radhitet Vaksina Kineze.