AKTUALITET, 25 Mars 2021, 17:26

Festa e Sulltan Novruzit/ Spaho në Korçë: Të punojmë për ditë më të mira e të begata për të gjithë ne!

Festa e Sulltan Novruzit/ Spaho në Korçë: Të punojmë

Kordinatori politik i zgjedhjeve të 25 Prillit në Korçë, Edmond Spaho ishte i ftuar në ceremoninë e festës së Sulltan Novruzit, organizuar sot në Selinë e Gjyshatës Bektashiane, qendra e Turanit.

Në këtë organizim krahas Spahos, morën pjesë edhe Baba Mondi, Kryegjyshi botëror i Bektashizmit, përfaqësues të kësaj selie, drejtues të Teqesë, degës së PD Korçë, dashamirës dhe pjesëtarë të komunitetit.

Kandidati Spaho uroi besimtarët dhe banorët për më shumë shëndet, mirësi, paqe në familjet korçare dhe të të gjithë shqiptarëve.

“Nën shembullin e fesë bektashiane dhe misionit të Sulltan Novruzit të punojmë për ditë më të mira e të begata për të gjithë ne. Gëzuar” uroi Spaho.