TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Unë besoj se (autostrada) do të kontribuojë në përmirësime dhe zhvillime shumë të rëndësishme midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, tha Erdoğan pas samitit trilateral Turqi-Bosnjë e Hercegovinë-Serbi në Beograd
BEOGRAD
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se autostrada Sarajevë-Beograd do të ketë ndikim në zhvillime “shumë të rëndësishme” midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Unë besoj se (autostrada) do të kontribuojë në përmirësime dhe zhvillime shumë të rëndësishme midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, tha Erdoğan pas samitit trilateral Turqi-Bosnjë e Hercegovinë-Serbi në Beograd.
Erdoğan tha se autostrada do të hapë rrugën e produktivitetit për banorët në rajon. Presidenti i Turqisë deklaroi se samiti trilateral ishte “i frytshëm” dhe njoftoi se samiti i ardhshëm do të mbahet në muajin maj të vitit të ardhshëm.
Anëtari serb i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovins, Milorad Dodik, nga ana e tij, tha se në takimin trilateral është diskutuar autostrada që lidh Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinës, tubacioni “Rrjedha Turke” dhe nevoja për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Dokik tha se ka mundësi që të formohet një Këshill i Ministrave midis tre vendeve. Anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviç, tha se Turqia është një faktor stabilizues në rajon, duke shtuar se çështje të shumta midis Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës duhet të adresohen në mënyrë bilaterale.
Anëtari kroat dhe kreu aktual i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Zeljko Komsiç, tha se idetë e reja, të tilla si infrastruktura hekurudhore, po ashtu u diskutuan në takim.
Sonte më vonë, presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të autostradës Sarajevë-Beograd. /AA/