AKTUALITET, 8 Tetor 2019, 16:26

Gjermania mbyll 84 fabrikat e qymyrit për të shpëtuar planetin!

Gjermania mbyll 84 fabrikat e qymyrit për të shpëtuar planetin!

Gjermania ka planifikuar të mbyllë përgjithmonë të tëra fabrikat e qymyrit në vend, për të ndihmuar në rregullimin e ndryshimeve klimaterike, dhe për të ulur dëmtimin që këto fabrika i shkaktojnë planetit tonë.

Fabrikat e qymyrit përbëjnë rreth 40 përqind të energjisë elektrike në vend, duke e bërë gjermaninë një nga vendet që e përdor më tepër qymyrin në Europë.

Në vend të djegies së qymyrit, Gjermania do të përdorë energjinë e riciklueshme të ërës dhe të paneleve diellore.

Ronald Pofalla, kryetari i komisionit qeveritar tha gjatë një interviste në Berlin javën e kaluar, se kjo është një arritje historike, dhe se të paktën deri në vitin 2038 në Gjermani nuk do të ketë qymyr të djegur.