AKTUALITET, 8 Tetor 2019, 16:49

Brexit/ Merkel e prerë: Marrëveshje me BE vetëm nëse Irlanda Veriore mbetet në Unionin doganor

Brexit/ Merkel e prerë: Marrëveshje me BE vetëm nëse Irlanda

Ditën sotme kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se kryeministri britanik, Boris Johnson po përballet me vështirësi në arritjen e një marrëveshjeje për çanëtarësimin e vendit nga Bashkimi Evropian.

Por, Merkel ka shtuar se ka mundësi reale që Anglia të arrijë një marrëveshje deri më datë 31 tetor, afati i shtyrë përcaktuar nga Samiti i Brukselit në pranverë të këtij viti.

Sipas kancelares gjermane, kjo do të ndodhte vetëm nëse Britania e Madhe do të lejonte qendrimin e Irlandës Veriore në Unionin doganor, një nga pikat më të diskutuara të Marrëveshjes së Tërheqjes të negociuar nga ish-kryeministrja Theresa May dhe Brukseli zyrtar.

Merkel ka bërë një krahasim të Anglisë me Gjermaninë, duke nënkuptuar se ndryshe nga federata që ajo drejton, largimi i Britanisë nga BE-ja ka probleme me kufirin e Irlandës Veriore./BBC