LIFESTYLE, 1 Maj 2019, 20:56

“Ëngjëjt e Amerikës” nga Kumbaro, thyen rekorde, qytetarët e Tiranës dynden drejt Ar’Turbina

Shfaqja e shumë debatuar e Teatrit Kombetar, “Ëngjëjt e Amerikës”, po tërheq vëmendjen e publikut kryeqytetas si rrallë herë. Në një kohë të shkurtër kjo shfaqje u shndërrua në temë bisede dhe nxiti debate të forta, edhe për faktin se në teatrin shqiptar, shfaqet për herë të parë një puthje homoseksuale. Shfaqje ka thyer rekorde në shitjet e biletave. Deri tani regjisori, Kumbaro e ka vënë në skenë dy herë shfaqjen.

Rezervimet për shfaqjet e kësaj jave kanë nisur dhe shumë prej biletave janë shitur. Ar’Trubina për dy shfaqjet e radhës është e mbushur plot, ndërsa janë shitur dhe më shumë se  gjysmat e biletave për ditët në vijim. Ky është një rasti i rrallë që publiku të jetë kaq i interesuar për një shfaqje, pasi jo pak herë sallat janë të boshatisura.