LIFESTYLE, 1 Maj 2019, 13:36

FOTO/ Fansja i hodhi reçipetat në mes të koncertit, Rita Ora bën veprimin epik


Rita Ora është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, fama e së cilës ka kapërcyer kufijtë dhe është kthyer në një prej artisteve më në zë në gjithë botën.

Së fundmi, Ritës i ka ndodhur një incident teksa ka qenë duke performuar në një koncert, kur një fanse i ka hedhur një palë reçipeta në skenë.

Por nëse prisnit një reagim indiferent nga Rita, kjo nuk ka ndodhur. Këngëtarja shqiptare ka veshur reçipetat që i hodhën dhe ka qëndruar duke qeshur para fansave.

“Njëri prej fansave më hodhi një palë reçipeta dhe sigurisht që duhet t’i vishja”, ka shkruar Rita krah këtij postimi në Instastory.