TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kjo histori, për të cilën po flasin mediat turke, për aktorin e njohur shqiptar Nik Xhelilaj ka nisur 7 vite më parë në xhirimet e një filmi dhe po kaq mund të ketë vazhduar në fshehtësi.
Aktori Xhelilaj, i kthyer në një nga figurat më të dashura në Turqi, ka luajtur në disa produksione turke, ndër ta dhe në filmin “Kayip Sehir” në vitin 2012, krah aktores 38-vjeçare, Gokçe Bahadir.
Së fundmi, sipas mediave të ndryshme, dyshohet se në të njëjtën periudhë kur dyshja ka punuar krah njëritjetrit, ka qenë dhe në një lidhje në jetën reale. Kujtojmë se aktorja e njohur ka qenë e martuar për 1 vit me Ali Sunalm dhe është divorcuar prej tij pikërisht në vitin 2012.
Pas 7 vite spekulimesh për një lidhje të mundshme të Xhelilaj dhe Bahadir, gazetarët dyshojnë se ata vazhdojnë ende bashkë, një lidhje që janë përpjekur ta mbajnë sekret. Kujtojmë se Gokçe Bahadir luan aktualisht në serialin më të fundit që po transmentohet në ekranin e ‘Tv Klan’, në rolin e Ojas.
Ajo është dy vite më e madhe nga Nik dhe ka një karrierë të gjatë si aktore serialesh televizive dhe kinemaje, që nga viti 2003. Gökçe është më e njohur për performancën e saj si Leyla Tekin në serialin “Yaprak Dökümü”, ndërkohë që është konsideruar një yll për disa role të tjera në vazhdim.
Ndërkohë, Nik ishte figura e re që iu bashkua kastës së lartë të kinemasë turke, duke u bërë dhe mjaft i lakmuar për talentin dhe pamjen e tij. Një nga projektet, ku ai ka marrë pjesë, titullohet “Qyteti i humbur”, një telenovelë që transmetohet nga “Tv Klan”.
“Qyteti i humbur” tregon për historinë e banorëve të një pallati 6 katësh, që përpiqen të kapin ritmin e jetës urbane. Banorët e lagjes së varfër të Stambollit duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe shpresat e tyre për t’u përshtatur me metropolin e madh, njësoj si Nikut i duhej të përshtatej me Stambollin e kinemasë.
Por këto vite, Nik ka bërë karrierë mes Turqisë dhe Gjermanisë. Për këtë arsye, revista “Glamour Germany” bashkë me një set fotosh artistike bardh e zi ka shkruar për aktorin, ku mes rreshtash thuhet: “Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-n për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’.
Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar, se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas, duhet të punosh shumë fort. Sipas tij, publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”, shkruan “Glamour Germany”. Natyrisht, për një djalë kaq sharmant nuk mund të lihej mënjanë çështja e femrave.
Në shkrimin e “Glamour Germany” (një revistë e lançuar në vitin 2001, ku në fokus ka të bukurën dhe modën) është folur edhe për pamjen e aktorit, ku Nik është cilësuar edhe si një rrëmbyes i zemrave të femrave. 36- vjeçari Nik Xhelilaj ka luajtur në disa filma në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka marrë pjesë në serialin historik turk me titull “Kryeqyteti”.
Sipas mediave turke, stili i aktorit nga Tirana, po shndërrohet në një stil unik që po e ndjekin djemtë turq me shije. Nik Xhelilaj shquhet për natyrën diskrete në publik, ndaj pyetjet që i bëjnë shpesh ndjekësit janë nëse është i dashuruar, por ai preferon të mos japë përgjigje.
Në “Instagram”-in e tij poston foto vetëm ose me kolegë, duke ruajtur kështu një profil misterioz. Fama, pamja e kuruar dhe imazhi e bëjnë të duket gjithmonë e më shumë tërheqës për femrat, të cilat nuk rreshtin duke e komplimentuar. Por nëse do të vendosë apo jo për historinë personale ne aktoren turke, le të presim rrëfimin e tij.
PANORAMA PLUS