TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk dihet se deri ku ka arritur niveli i marrëdhënies mes Brad Pitt dhe ish bashkëshortes së tij Jennifer Aniston. Por aktori befasoi Jennifer me një dhuratë me vlerë 79 milionë dollarë në 50 vjetorin e ditëlindjes së saj.
Brad dhe Jennifer i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2005. Por raportohet se Brad ende ndjen për aktoren dhe pajtimi i tyre është afër.
Jennifer u nda nga burri i saj Justin Theroux në mars 2018. Por tronditje e madhe ishte kur Brad u shfaq në festimet e 50-vjetorit të saj.
Dhe dhurata ishte padyshim e veçantë.
Shtëpia ku ata jetonin së bashku para se të ndaheshin në Beverly Hills u shit. Dhe humbja e shtëpisë së tyre të ëndrrave përkeqësoi dhimbjen e divorcit për Aniston.
Por duket se ky nuk është më një problem tani pasi Brad bleu shtëpinë për 79 milionë dollarë, vetëm për t’ia dhuruar Jennifer.
Raportohet se aktorja u emocionua shumë kur zbuloi dhuratën dhe të dy kujtuan momentet e tyre së bashku në atë shtëpi.