TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Së fundmi moderatorja Roza Lati ishte e thirrur në emisionin “Pasditja ime” me Eraldo Rexhon ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.
Roza ka rrëfyer se ka shumë raste kur me personazhet e njohur nuk shkon aspak mirë, dhe shumë prej tyre sipas saj janë mosmirënjohës pasi në momentin kur ata kanë pasur nevojë ajo i ka ndihmuar, por kur arritën famën nuk donin t’ia dinin më.
“Ka pasur personazhe që nuk më kanë ardhur dhe unë i kam fut në listën e zezë, është e zezë sterrë.
Kam edhe listën e mosmirënjohësve, ku janë artistët që deri tani kanë famë dhe kanë arrit diçka dhe kur kanë qenë në fillimet e tyre kam qenë e para që i kam marr intervista dhe i kam dhënë suport maksimal.
Tani që janë bërë dikush nuk më vijnë në emision, ndërkohë që dikur i kam dhënë krahë.” është shprehur moderatorja.
