LIFESTYLE, 30 Prill 2019, 13:13

Dikur e ofendoi për veshjet vulgare, Ilda Bejleri-Mustafa Nanos: E hap dekoltenë aq sa hap gojën

Dikur e ofendoi për veshjet vulgare, Ilda Bejleri-Mustafa Nanos: E hap


Ilda Bejleri ka vendosur, që deklaratës së Mustafa Nanos, të dhënë muaj më parë mbi veshjen vulgare t’i përgjigjet në emisionin ‘Procesi sportiv’.

Dikur fjalët e Mustafa Nanos drejtuar Ilda Bejlerit u përhapën në median rozë, si një ofendim i rëndë që i bëri moderatores.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’ Arjan Çani kishte hapur një temë mbi nuditetin, por Mustafa Nano ndër të tjera ofendoi Ilda Bejlerin.

“Mua nuk më eksiton mishi por finesa, eleganca, pra gjëja në momentin e duhur. Mua më bezdis vulgariteti, veshja vulgare. Mua më pëlqen nuditeti por aty ku duhet dhe jep një mesazh të caktuar. Më vjen turp që atë natë kam përmendur emrin e një vulgareje. Ilda është qenia më vulgare që kam parë dekadën e fundit.”– ka thënë Mustafa Nano muaj më pare në ‘Zonë e lirë’.

Por, edhe pas kaq kohësh, moderatorja ende vazhdon i bën replika për komentin e lëshuar.

“Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm një Muç Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”,-është shprehur Ilda Bejleri në emision.