LIFESTYLE, 30 Prill 2019, 14:30

Incidenti/ Puthja lesbike që futi në kurth Matteo Salvinin (fotot)


Një klishe që u bë virale në mbarë Europën. Gjatë një mitingu në Siçili, në Kaltaniseta, Ministri i brendshëm Italian, Matteo Salvini u fut në kurth nga dy vajza që kryen një puthje lesbike ndërsa bënin një selfie me të.

Njëra nga vajzat Gaia Parisi e postoi menjëherë në llogarinë e saj në instagram foton ku dukej edhe lideri “Lega”, formacionit të ekstremit të djathtë. Ajo shkroi si diçiturë : “Përshëndetje mik”.

Pasi një activist social e shpërndau atë në median e tij sociale fotoja pati efektin e një boomi.

Ky incident u bë temë e gjithë mediave Italiane. Gazeta la republica e intervistoi njërën nga vajzat që duken duke u puthur në foto dhe ajo shpjegoi se e kishin bërë këtë akt si ndjenjë revolte ndaj ministrit të brendëshëm i cili po bëhet pengesë për lirinë e shprehjes dhe lirinë seksuale në Itali.

“Puthja jonë ishte një dëshmi e solidariteti me të gjithë ata që u shkelen të drejtat” deklaroi Matilde Rizzo.

Ndërsa gaia Parisi i tha Euronews se një truprojë i Salvinit i kishte shtyrë ato ndërkohë që ministri i brendëshëm i kishte uruar ironikisht: “Paçi fat”.

Nga zhurma e madhe që u bë edhe Matteo Salvini e ripostoi vetë foton duke shkruar: “Përshëndetje , mirësi dhe paqe motrat e mia”.

Në marsin e kaluar, lideri i ekstermit të djathtë, gjatë marshimit të familjes në Verona shprehu mbështetjen e tij për familjet që përbëhen “nga një mama dhe një baba”.

Në të njëjtën kohë ai ka dalë në mbrojte edhe të aktivistëve që kërkojnë ndalimin e abordit dhe është shprehur kundër adoptimit të fëmijëve nga homoseksualët.