TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, Eni Çobani foli për të fundit herë ngjarjen e rëndë të aksidentit. Ajo u shpreh se trauma psikologjike, shpirtërore, por edhe fizike merr pak kohë për t’u rikuperuar.
Ajo kujton edhe një herë natën e ftohtë e të errët të janarit, ku bashkë me të ishte edhe diplomatja e njohur, Edita Tahiri, e cila ia kujton gjithmonë këto fjalë: “Aksidentin e kam harruar, por jo atë fjalë që më the”.
E emocionuar, Eni tha se në atë moment kur dy mikeshat ishin në rrokullisje e sipër, ajo i tha Editës:“Edita, më fal!”
Pasi e kujtoi këtë ngjarje, Eni u shpreh: “Sa të mëdhenj dhe sa të vegjël jemi, kuptova se asgjë në jetë nuk ka rëndësi para jetës dhe shëndetit. Falënderoj Zotin që më sprovoi shumë fort.”