TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enca është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila cilësohet edhe si “Mbretëresha e Instagramit” për shkak se është personazhi publik shqiptar me më shumë ndjekës në këtë rrjet social.
Këngëtarja shihet përherë e kuruar deri në detajin më të vogël, ku nuk mungojnë pamjet ekstravagante nga koncertet dhe klipet e saj, të cilat i ndan me fansat në Instagram.
Së fundmi, Enca ka publikuar një video në Instastory ku ka bërë të ditur një sekret që lidhet me pamjen e saj. Ajo shihet teksa lyen këmbët me makeup, për t’u dhënë atyre më shumë shkëlqim dhe ngjyrë.
Sigurisht që ky veprim i këngëtares nuk është mirëpritur mirë nga shumë persona, njëri prej të cilëve edhe i ka dërguar një mesazh Encës. “Kush vendos makeup në këmbë?
Për të qeshur”, është mesazhi i një fanseje të cilës Enca i është përgjigjur duke e quajtur veten perëndeshë.
