LIFESTYLE, 22 Janar 2019, 11:31

Si e zbuloi emrin e vërtetë në moshën 19-vjeçare aktori i “Portokallisë”

Si e zbuloi emrin e vërtetë në moshën 19-vjeçare

Ledio Lako, i njohur me rolet e tij në “Portokalli” si Kapo apo Ramadani, ka zbuluar këtë të diel në “Sekretet e Portokallisë” se kur ishte 19 vjeç ka mësuar emrin e tij të vërtetë.

“Në moshën 19-vjeçare e kam marrë vesh që unë e kisha emrin Ledian, se gjithmonë në dëftesë e kam pasur Ledio. Kur shkoj në gjendje civile, më duhej një certifikatë, dhe u preva. I thashë “ç’është ky emër Ledian?” Kështu e ke, më tha. Me zor e kam ndërruar, e kam bërë Ledio Lako pastaj.” rrëfeu ai për Ori Nebiajn.