LIFESTYLE, 22 Janar 2019, 12:44

24 vjeçarja e akuzoi për përdhunim, arrestohet Chris Brown

24 vjeçarja e akuzoi për përdhunim, arrestohet Chris Brown

Këngëtari Chris Brown është arrestuar në Paris për përdhunim. “Daily Mail” shkruan se ka qenë një 24 vjeçare, ajo që e ka akuzuar Brown për përdhunimin e saj gjatë darkës së 15 janarit, në një hotel të kryeqytetit francez. Dy zyrtarë të policisë u shprehen se Brown dhe dy persona të tjerë po ruhen në Paris, pak pas padisë.

Brown u ndalua të hënën dhe vazhdon të jetë akoma në paraburgim, ndërkohë policia po heton rastin. Redaktori i revistës “Closer” raporton se gruaja e akuzon Brown për përdhunim në hotelin “Mandarin Oriental”.

Brown ka patur vazhdimisht probleme ligjore që pas sulmit në vitin 2009, ndaj ish-të dashurës Rihanna në SHBA.