LIFESTYLE, 22 Janar 2019, 11:53

VIDEO/ Fabrizio Coronas i bie dhëmbi në transmetim

VIDEO/ Fabrizio Coronas i bie dhëmbi në transmetim

Fabrizio Corona, ish- paparazzi më i famshëm italian ishte i ftuar në emisionin “Verissimo” për të folur rreth librit të tij. Në bisedë e sipër, Coronas i bie dhëmbi në dysheme. Teksa publiku është duke qeshur, ky i fundit ngrihet e largohet për të rivënë dhëmbin.

Pasi u rikthye në studio, Corona u shpreh se gjithçka ishte thjesht një shaka. Por ndjekësit e programit, komentuesit dhe prezantuesja e emisionit nuk mendojnë kështu.

“Mos ki turp ta pranosh, ndërro dentist” i tha me shaka moderatorja Silvia Toffani.

Corona po prezantonte librin e tij të mbushur plot me të vërteta e skandale, përfshirë këtu tradhtinë e Fedez ndaj Chiara Ferragnit, gjatë kohës që ata ishin të fejuar.