TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kush jeton në qytete të mëdha ka më shumë probabilitet të sëmuret sepse gripi zgjat më shumë. Është pse, të jetë e qartë, nuk ekzistojnë metropole pak apo më shumë të sigurta.
Këtë e tregon një studim i bazuar në një analizë statistikore të publikuar në revistën “Science” që ka evidentuar se në qytetet e vogla virusi i gripit qarkullon për një kohë më të shkurtër se në qytetet e mëdha.
Dendësia e popullatës dhe lëvizshmëria janë dy faktorë që zgjasin sezonin e gripit.
Sa më shumë jemi, aq më keq është.
Nëse në fakt është dëshmuar se lagështira e ulët i lejon virusit që të mbijetojë për një kohë më të gjatë në ajër dhe të shpërndahet mes njerëzve ashtu edhe është e vërtetë që efektet janë të ndryshme sipas dimensioneve të qyteteve.
Megjithatë në qendrat që janë shumë të populluara qarkullimi i një numri të rritur personash sjell edhe më shumë kontakte mes individëve të prekur, duke e bërë të pashmangshëm zgjatjen e periudhës gripale.