LIFESTYLE, 20 Janar 2019, 14:15

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt kapet ''mat'' me aktoren e njohur

Brad Pitt është duke dalë me Charlize Theron pasi u njohën nga prezantimi i ish të dashurit të aktores, Sean Penn.

Romanca thuhet të ketë filluar rreth Krishtlindjeve dhe kjo është lidhja e parë serioze e Pitt pas ndarjes nga Angelina Jolie.

Charlize ndërkohë u nda nga ish burri i saj Sean Penn në vitin 2015 mes shumë polemikave.

Çifti është parë së bashku në një ceremoni private javën e kaluar në “California Hills” dhe dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Një burim i sigurtë pranë tyre thotë se: “Ata kanë qenë duke u takuar me njëri-tjetrin për rreth një muaj tani. Ata kanë qenë shokë për disa kohë, por tani gjërat janë zhvilluar më tej. ”

Askush nuk ka konfirmuar asgjë, por mesa duket shumë shpejt mund të presim në publik çiftin më të ri.