AKTUALITET, 28 Maj 2018, 09:10

Emri/ U përplas dhe u shkrumbua nga flakët, shpërtheu në flakë, kush është i riu që humbi jetën

Emri/ U përplas dhe u shkrumbua nga flakët, shpërtheu në

Dalin detajet e para pas aksidentit te rëndë qe ndodhi pas mesnate në Elbasan. Sipas të dhënave të para mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 02:20, duke zbardhur dita e sotme dhe ka gjetur vdekjen një i ri, qe ishte ne timon.

Automjeti ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik dhe është përfshirë nga flakët, për pasojë ka vdekur brenda mjetit shoferi.

Informacioni paraprak

Më datë 28.05.2018, rreth  orës 01:50, në aksin rrugor  Elbasan –Metalurgji,  mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues shtetasin Klodian Korançe, në  lagjen “Skënderbej”,  Elbasan, paraprakisht dyshohet se  ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes  mjeti ka shpërthyer , ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi Klodian Korançe 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbej” , Elbasan.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbrijnë ekspertë më të specializuar   për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të  daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.