AKTUALITET, 29 Maj 2019, 08:43

Akuzohej për vrasje, kapet pas shtatë vitesh shqiptari në Greqi

Akuzohej për vrasje, kapet pas shtatë vitesh shqiptari në Greqi


Një 29 vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar u arrestua mbrëmjen e së martës në Sparta nga policia greke .

Sipas policisë, 29-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim dhe bashkëpunim, të kryer me 4 tetor 2012 në Shqipëri.

Gjithashtu 29-vjeçari shqiptar tashmë i arrestuar kishte hyrë në Greqi në mënyrë të paligjshme, pa dokumente.

Pas arrestimit, 29 vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije do të paraqitet në prokurorinë e Apelit në Nafplion.