TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në orën 12:30 do të shpaloset Progres Raporti i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit e Perëndimor dhe Turqinë përsa iu përket procesit të zgjerimit.
Parlamenti Evropian do të njihet sot me raportet e progresit të vendeve të Ballkanit dhe Turqisë në kuadrin e reformave të integrimit në Bashkimin Europian.
Do të jenë komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogerini, që do prezantojnë së pari këto raporte para deputetëve, me rastin e miratimit të Paketës së Zgjerimit të vitit 2019 dhe të Raporteve Vjetore për shtetet përkatëse të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
Nuk dihet ende se çfarë shkruhet në raport në lidhje me hapjen e negociatave për muaj qershor, për vendin tonë. Vendimi për çeljen e negociatave bëhet nga Këshilli Evropian ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare.
Raportet specifike për secilin vend në paketën e re të zgjerimit të Komisionit Europian do të shërbejnë që eurodeputetët të përgatisin rezoluta të hollësishme për secilin vend.
Theksojmë se më herët parlamenti Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian që të hapin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Një ditë më parë është zbardhur raporti i delegacionit të Holandës, ku theksohej se Shqipëria ka shënuar sukses në reformën në drejtësi.
Por sipas këtij raporti problem është mungesa e një dialogu opozitë-mazhorancë dhe lufta kundër korrupsionit.