AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 15:44

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën tetë persona

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut,

Tetë persona kanë humbur jetën dhe 99 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me Covid në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1384 testet e kryera janë konfirmuar pozitiv me Covid 99 raste të reja.

Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 214 pacientë të shëruar. Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 15.226, prej të cilëve 12.700 janë shëruar, ndërsa 631 kanë humbur jetën.