TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debate të forta në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Përfaqësuesit e opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi janë përplasur me Damian Gjiknurin, gjë e cila ka sjellë ndërprerjen e mbledhjes për pesëmbëdhjetë minuta.
Më herët ditën e sotme u publikuan email-et e Vasilit dhe Bylykbashit për Gjiknurin, ku deklaratat e kryeministrit Rama ditën e djeshme opozitarët i cilësonin si “provokime të rënda”.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që palët të përplasen me debate të forta, çka solli edhe ndërprerjen e mbledhjes për pesëmbëdhjetë minuta.
Bylykbashi dhe Vasili janë shprehur se opozita nuk mund të jetë fasadë në këtë tryezë.
Ndërkohë mbledhja që mbahet te Pallati i Kongreseve ka rifilluar, ndërsa pritet të gjendet konsensusi mes palëve për draftet që po shqyrtohen.