TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili akuzohet për trafik droge në Itali.
Sipas policisë i arrestuari është Dritan Beti nga Tirana, i dënuar nga Gjykata e Ankonës me 8 vite burg.
Dritan Beti pas arrestimit do të ekstradohet në Itali.
“Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Shemsi Haka” u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Dritan Beti, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, thotë policia.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Fation Bushgjokaj, 29 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 23 ditë burgim.
Ky shtetas, gjatë tentativës për t’iu larguar shërbimeve të Policisë me mjetin e tij, ka dëmtuar një mjet të ndaluar dhe portën e jashtme të një banese në afërsi të rrugës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.