TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse ishte një prej institucioneve të drejtësisë që nuk ishte prekur nga COVID-19, gjykata e Apelit Gjirokastër ka pezulluar punën për shkak të pandemisë.
Mësohet se të infektuar me COVID-19 kanë rezultuar kryetari i gjykatës, prokurori dhe një gjykatës.
Po ashtu bëhet e ditur se gjykata do të qëndrojë e mbyllur deri në 25 nëntor, ndërsa do të zhvillohen vetëm masat e sigurisë që cilësohen si urgjente.
Kujtojmë se shumë gjykata në vend janë prekur nga COVID-19, duke bërë kështu që në shumë prej tyre të ndalet puna.