TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kohën kur në vend po vijnë dëshmi tronditëse për pacientë që kurohen nëpër ambulanca sepse nuk ka vend në spitale, kryeministri Edi Rama thotë se ambulancat i kanë të gjitha pajisjet.
Jo vetëm kaq, por ai e krahasoi shëndetësinë në Shqipëri me vendet më të zhvilluara në botë.
Sipas tij, spitalet në Tiranë janë më mirë se në Bruksel.
“Shkoni shikoni autoambulancat se çfarë kanë brenda. Janë ambulanca me të gjitha pajisjet. Çfarë do të thotë kjo që rrinë njerëzit e dergjen në ambulancë?
Ambulanca shkon në spital dhe ka procedurë që njerëzit të futen nga ambulanca në spital.
Në kohën që bëhet procedura e shtrimit, në autoambulancë merret i gjithë shërbimi.
Shikojini vetë ambulancat meqë kur i nxjerrim ne, thoni që i bëjmë reklamë.
Nuk mund të rrish 200 metra larg dhe të thuhet “shikoni si rri pacienti në ambulancë”.
Ka vende në spital, edhe pse mund të mos kishte, siç nuk ka në Bruksel”, theksoi Rama, duke theksuar se në kryeqytetin belg, pacientët janë të shtrirë në korridore.
Në lidhje me moslejimin e celularit në spital, Rama e shpjegoi me faktin se “në asnjë vend të botës nuk i lënë telefonat në pavionin Covid”.