AKTUALITET, 11 Nëntor 2020, 13:49

Rritja e rasteve me koronavirus, Gjykata e Tiranës pezullon gjyqet për dy javë


Për shkak të situatës me pandeminë e Covid-19, e cila po shënon rritje të rasteve të të prekurve çdo ditë në vend, Gjykata e Tiranës njoftoi sot pezullimin e punës.

Në vendimin e firmosur nga kryetari i Këshillit Petrit Çomo, thuhet se pezullimi do të nisë nga dita e premte, 13 nëntor, për dy javët në vijim.

Në shkresë theksohet se përjashtim nga ky vendim do të kenë vetëm çështjet e karakterit urgjent.