AKTUALITET, 11 Nëntor 2020, 11:14

Ky është mësuesi 56-vjeçar që ndërroi jetë për shkak të koronavirusit

Ky është mësuesi 56-vjeçar që ndërroi jetë


Fatmir Sula është mësuesi 56-vjeçar i shkollës 9-vjecare Bishqem, në Peqin, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” sot, për shkak të koronavirusit.

Lajmin e kanë konfirmuar kolegët e tij të cilët kanë postuar dedikime në rrjetet sociale.

Në faqen zyrtare të shkollës, është postuar dhe një dedikim prekës për mësuesin që humbi betejën me Covid-19.

“Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë.

Jo vetëm ata që e njohin,por në vecanti për familjen e tij.

Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht,po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas.

Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U prefsh në paqe !

Lamtumirë….Kolegu ynë Fatmir Sula”