TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se për rreth dy vite ka kanosur vazhdimisht një 73-vjeçar, me qëllim që t’i merrte një shumë parash. Sipas hetimeve, i dyshuari pretendonte se paratë ia kishte borxh djali i të moshuarit.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Ilir Sherifaj, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se e ka kanosur të moshuarin në mënyrë të përsëritur që prej vitit 2024, për t’i marrë një shumë parash.
Policia bën me dije se i dyshuari ka precedent penal për krime kundër personit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Njoftimi i policisë:
DVP FIER/ Kanosi për 2 vjet një 73-vjeçar për t’i marrë një shumë parash, identifikohet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
I arrestuari, me precedent penal për krime kundër personit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në DVP Fier, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, në vijim të kallëzimit të një 73-vjeçari, i cili ishte kanosur për dhënien e një shume parash, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin:
I. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, ka kanosur vazhdimisht, që prej vitit 2024, një 73-vjeçar, me qëllim që ky i fundit t’i jepte një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh djali i tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.