AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 23:11

EMRI dhe FOTO/ Zbulohet, ja kush është kërcënuesi me armë i djalit të Spartak Brahos

Është zbardhur ngjarja e 18 gushtit ku Kreshnik Braho, djali i deputetit socialist Spartak Braho është kërcënuar me armë zjarri pranë banesës së tij.

Denoncimi i parë, pasi Policia e fshehu ngjarjen, erdhi nga ish-kryeministri Berisha, që bëri publik informacionin.

LEXO EDHE:

Rama i shton edhe një taksë tjetër Rrugës së Kombit, ja për çfarë bëhet fjalë

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, Braho është kërcënuar nga shtetasi Lajden Kadilli, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Po sipas kësaj medie, Braho ka qenë poshtë shtëpisë së tij në praninë e dy fëmijëve të mitur, kur është sulmuar me armë nga Kadilli.

Debati mësohet se ka lindur për parkimin poshtë banesës ku jeton Braho.

Kadilli kishte parkuar aty motorin ku i është kërkuar ta largojë.

Në këtë moment situata është agravuar midis palëve duke sjellë nervozizmin e Kadillit që ka shkuar në banesën e tij ku është kthyer në vendin e debatit me një armë zjarri.

Kadilli i është afruar makinës së Brahos dhe ka thyer xhamine me qytën e armës.

Ai ka vijuar të ofendojë rëndë Brahon dhe persona të tjerë të pallatit

Ndërkohë që ky i fundit i trembur nga arma, është larguar me shpejtësi duke bërë denoncim në policinë e Durrësit.

Kjo ngjarje nuk është bërë publike nga Policia, e cila ashtu si në rastet e tjera të ngjashme e ka mbajtur të fshehur nga publiku.

Lajden Kadilli mësohet se është person me precedentë të shumë penalë.

Ai mësohet të jetë i dënuar me kusht për akuzën e “Plagosjes së lehtë me armë” dhe ishte caktuar nga gjykata e Kavajës, për të mbajtur kontakte me shërbimin me provës në Durrës.

Ndërkohë prokuroria e Kavajës e ka akuzuar për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, duke kërkuar 6 vite burgim.

Kadilli mësohet gjithashtu të jetë djali i pronarit të një hoteli të njohur në Golem.