AKTUALITET, 5 Korrik 2019, 13:20

Në një tavolinë, por Haradinaj dhe Rama nuk shihen në sy (Foto)


Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës janë takuar në Poloni, në Samitin e Ballkanit Perëndimor. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga Ramush Haradinaj, dallohen të gjithë kryeministrat e Ballkanit në një tavolinë.

Ajo që bie në sy është se Rama dhe Haradinaj janë ulur në krah të kundërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që nga foto dallohet marrëdhënia e ftohtë mes të dyve.

Haradinaj dhe Rama janë përplasur disa herë muajt e fundit, përfshirë edhe Samitin e Berlinit. Madje Haradinaj e ka akuzuar Ramën se i ka bërë presion që të heqë taksën ndaj Serbisë.