AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 09:03

EMRI/ Aksioni i RENEA-s në Kukës, arrestohet i shumëkërkuari për vrasje

EMRI/ Aksioni i RENEA-s në Kukës, arrestohet i shumëkërkuari


Pas kontrolleve të ushtruara nga policia e Kukësit në bashkëpunim me forcat RENEA arrestohet në Morinë Burim Duraku i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar për ‘’vrasje dhe grabitje”.

Aksioni i policisë në Kukës nisi që prej mbrëmjes së djeshme, ku janë kryer kontrolle për të zbuluar persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë për këtë operacion, i cili pritet të shtrihet dhe në qytete të tjera të vendit.